Krijohet Grupi Punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore

Krijohet Grupi Punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore

Written by

in

Krijohet Grupi Punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka formuar grupin punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Siç raporton KP, në mbledhjen e mbajtur sot, pas diskutimeve dhe propozimeve për përbërjen e grupit punues, janë përzgjedhur gjashtë anëtarët që do të angazhohen në këtë proces.

Pjesë e grupit punues do të jenë Vigan Qorrolli, Besnik Tahiri, Blerta Deliu, Doarsa Kica-Xhelili, Adnan Rrustemi dhe Albert Kinolli.