Incident në Ferizaj: Arrestohet 25 vjeçari, dyshohet se sulmoi fizikisht të dashurën

Incident në Ferizaj: Arrestohet 25 vjeçari, dyshohet se sulmoi fizikisht të dashurën

Written by

in

Incident në Ferizaj: Arrestohet 25 vjeçari, dyshohet se sulmoi fizikisht të dashurën

Një 25-vjeçar është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur më 29 nëntor, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, ku njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me viktimën si dhe me një dëshmitare. Dyshohet se sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit, njofton Policia transmeton Sinjali

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj.

Ndërkohë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe po vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali