Dyshohet se rrahu të dashurën, arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj

Dyshohet se rrahu të dashurën, arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj

Written by

in

Dyshohet se rrahu të dashurën, arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj

Një 25-vjeçar është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur më 29 nëntor, në rrugën “Brigada 161”, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Sipas njoftimit të Policisë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me viktimën dhe një dëshmitare. Viktima kishte pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKMF të Ferizajt.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Me vendim të prokurorit, 25-vjeçari është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi