Konservatorët fitojnë zgjedhjet në Spanjë, por u duhet e djathta ekstreme për të qeverisur

Konservatorët fitojnë zgjedhjet në Spanjë, por u duhet e djathta ekstreme për të qeverisur

Written by

in

Konservatorët fitojnë zgjedhjet në Spanjë, por u duhet e djathta ekstreme për të qeverisur

Partia konservatore Popullore (PP) ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare në Spanjë, por nuk pritet t’i ketë votat e mjaftueshme për të qeverisur e vetme.

Për të siguruar shumicën parlamentare, konservatorët kanë nevojë për mbështetjen e partisë së ekstremit të djathtë Vox, e cila mund të bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme.

Rezultati i zgjedhjeve mund t’i japë fund tetë vjetëve të qeverisjes së kryeministrit socialist Pedro Sanchez, i cili kishte shpallur zgjedhje të parakohshme pas vështirësive për të siguruar mbështetjen parlamentare për masat e tij, veçanërisht ato që lidhen me krizën e banimit.

Parlamenti spanjoll ka 350 ulëse, ndërsa për të siguruar shumicën nevojiten 176 vota.

Sipas projeksioneve të publikuara nga mediat spanjolle, PP pritet të fitojë 131 deri në 136 ulëse, ndërsa socialistët e Sanchezit 119 deri në 124. Vox parashikohet të marrë 44 deri në 48 ulëse.

Një marrëveshje mes konservatorëve dhe Vox-it do të mundësonte hyrjen e së djathtës ekstreme në qeverinë qendrore për herë të parë që nga rikthimi i demokracisë në Spanjë, pas përfundimit të diktaturës së Francisco Francos.

Fushata zgjedhore u dominua nga çështjet e emigracionit, çmimet e banimit dhe kostoja e jetesës, ndërsa Sanchez u përball edhe me kritika për skandalet e korrupsionit që kanë përfshirë persona të afërt me të. /insajderi.org/

Burimi: Insajderi