Shqipëria në sytë e botës, protesta merr vëmendjen e mediave

Shqipëria në sytë e botës, protesta merr vëmendjen e mediave

Written by

in

Shqipëria në sytë e botës, protesta merr vëmendjen e mediave

Protestat në Tiranë kanë vijuar edhe të dielën për të dytën ditë radhazi, duke rikthyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare, përfshirë agjencinë Reuters, mbi situatën në Shqipëri.

Mijëra qytetarë dolën në rrugët e kryeqytetit duke hedhur gurë e mjete piroteknike dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome për të shpërndarë turmën.

Demonstratat e udhëhequra nga studentët kanë shpërthyer nga mesi i tetorit dhe janë shtrirë edhe në qytete të tjera, të nxitura nga pakënaqësitë për korrupsionin e pretenduar qeveritar, mungesën e vendeve të punës dhe cilësinë e arsimit.

Gjatë protestave të mëparshme ka pasur episode të dhunshme, ku janë djegur ndërtesa qeveritare e banka, janë dëmtuar vitrina dyqanesh dhe janë hedhur pllaka trotuari drejt efektivëve. Pas një qetësie të shkurtër, tensionet u ndezën sërish të shtunën, kur protestues të maskuar gjuajtën me gurë drejt një objekti qeveritar dhe tentuan t’i afroheshin zyrës së kryeministrit, por u ndalën nga forcat e rendit.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë, të dielën u lënduan 12 persona, pas më shumë se 60 të lënduarve të regjistruar të shtunën, shumica prej të cilëve u goditën nga plumbat e gomës.

Nga ana tjetër, qeveria e Edi Ramës i ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion, ka bërë thirrje për dialog mbi kërkesat e protestuesve dhe ka prezantuar disa masa, mes të cilave uljen e çmimit të karburanteve dhe rritjen e mbështetjes financiare për familjet në nevojë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali