Como turpëron Juventusin, fitore bindëse

Como turpëron Juventusin, fitore bindëse

Written by

in

Como turpëron Juventusin, fitore bindëse

Como ka marrë një fitore të madhe ndaj Juventusit, duke triumfuar me rezultat 3-0 dhe duke përforcuar pozitën e katërt në tabelën e Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas e zgjidhi praktikisht ndeshjen në fund të pjesës së parë, kur Nico Paz shënoi për 1-0 në minutën e parë të kohës shtesë. Në pjesën e dytë, Tasos Dovikas ishte protagonist, duke realizuar dy gola dhe vulosur fitoren e madhe të vendasve.

Kjo është njëra prej fitoreve më të thella të Comos në histori ndaj Juventusit, që pëson një tjetër goditje dhe mbetet në pozitën e 7-të me 21 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Como do të përballet me Monzan, ndërsa Juventusi do të kërkojë reagimin në duelin ndaj Udineses.