
Megjithëse, votat janë ende duke u numëruar, qytetarë të shumtë në Spanjë kanë nisur të festojnë fitoren në zgjedhjet e së dielës të Partisë Popullore.
Ajo pritet të dalë partia më e madhe dhe nëse arrihet një marrëveshje me partinë e ekstremit të djathtë “Vox”, të dyja mund të formojnë një qeveri koalicioni, ku Partia Popullore (PP) do të jetë partneri dukshëm më i madh.
Tashmë janë publikuar edhe pamjet jashtë selisë së Partisë Popullore në Madrid, ku turma po këndon, po valëvit flamuj dhe, në përgjithësi, po feston rezultatet, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, pas zgjedhjeve në Spanjë kanë nisur të vijnë reagimet e para të liderëve botërorë.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se është “lajm i shkëlqyer” që socialisti Pedro Sánchez i ka humbur zgjedhjet.
“Ai humbi? Oh, kjo është gjë e mirë; ai bëri një punë të tmerrshme, e meriton të humbasë”, ka thën Trump para gazetarëve.
Kurse, edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar në X për rezultatet e zgjedhjeve në Spanjë.
“Pjesëmarrja rekord e sotme është një shenjë e fortë për të gjithë Evropën, që dëshmon gjallëri demokratike dhe besimin e qytetarëve te vlera e pjesëmarrjes politike. Në emër të qeverisë italiane, u uroj një fillim të suksesshëm Partisë Popullore dhe partisë Vox. Pres me kënaqësi të punojmë së bashku për të mirën e kombeve tona”, ka shkruar ajo. /Klankosova.tv