Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Written by

in

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Këngëtarët e njohur Chris Brown dhe Usher kanë anuluar katër koncerte të turneut të tyre të përbashkët, The R&B Tour, duke krijuar një pauzë prej rreth dy javësh e gjysmë në agjendën e tyre muzikore.

Turneu nisi në qershor të vitit 2026, me një koncert rreth tri orë të gjatë, gjatë të cilit dy artistët interpretuan më shumë se 50 këngë. Për shkak të suksesit, pas njoftimit fillestar u shtuan edhe data të tjera, me koncerte të planifikuara deri në dhjetor.

Koncertet e anuluara janë ato që do të mbaheshin në Baltimore më 17 tetor, Cincinnati më 24 tetor, Columbia më 29 tetor dhe Indianapolis më 31 tetor, shkruan Just Jared, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të dërguar personave që kishin blerë bileta, anulimi është bërë për arsye që lidhen me shëndetin dhe mirëqenien e artistëve dhe ekipit të tyre.

“Pas një serie të gjatë koncertesh me stadiume të mbushura plot, organizatorët kanë marrë vendimin e vështirë për të anuluar disa nga datat e ardhshme të turneut, me qëllim që të kenë përparësi shëndetin dhe mirëqenien e artistëve dhe ekipit. Kërkesat e një turneu kaq të gjatë dhe në këtë përmasë janë të mëdha, ndaj këto ndryshime do të mundësojnë vazhdimin e tij në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, sipas Billboard, Chris Brown pritet të udhëtojë drejt Mbretërisë së Bashkuar për një seancë gjyqësore më 26 tetor, ku do të shqiptohet dënimi në lidhje me rastin e sulmit në një klub nate, pasi ai u deklarua fajtor për veprën penale të përfshirë në akuzën “affray”.

Megjithatë, arsyeja zyrtare e dhënë për anulimin e koncerteve mbetet mbrojtja e shëndetit dhe mirëqenies së ekipit të turneut.