Teatri Kombëtar i Kosovës shënon 80-vjetorin e themelimit

Teatri Kombëtar i Kosovës shënon 80-vjetorin e themelimit

Written by

in

Teatri Kombëtar i Kosovës shënon 80-vjetorin e themelimit

Tetë dekada në shërbim të artit skenik, të krijimtarisë dhe të zhvillimit të kulturës në Kosovë.

Që nga themelimi në Prizren, më 1946, e deri më sot në Prishtinë, Teatri Kombëtar i Kosovës ka ndërtuar një histori të rëndësishme, të shënuar nga puna e brezave të artistëve dhe veprat që kanë lënë gjurmë në kujtesën kulturore të vendit, transmeton Klankosova.tv.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se në kuadër të shënimit të këtij përvjetori, Posta e Kosovës promovoi pullën postare kushtuar Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke e përjetësuar në këtë mënyrë historinë dhe kontributin e tij në kulturën tonë.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, kryeshefja ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Mehmeti, si dhe artistë e artdashës.

“Ky përvjetor është rast për të nderuar të gjithë ata që, në skenë dhe prapa saj, kanë kontribuar në rrugëtimin e teatrit, duke e mbajtur gjallë krijimtarinë edhe në periudhat më të vështira. Ruajtja e kësaj trashëgimie dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e mëtejshëm të teatrit mbeten pjesë e përgjegjësisë sonë ndaj artit dhe artistëve. Urime 80-vjetori Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe të gjithë atyre që e kanë bërë këtë histori!”, thuhet në njoftim.