
Sipas shifrave zyrtare, inflacioni në SHBA u rrit më shumë se sa pritej në periudhën njëvjeçare deri në shtator.
Ky është publikimi i fundit i të dhënave para zgjedhjeve të mesit të mandatit që do të mbahen muajin e ardhshëm.
Ritmi i rritjes së çmimeve arriti në 3,7%, nga 3,4% që ishte në periudhën 12-mujore deri në gusht, transmeton Klankosova.tv.
Inflacioni rezultoi mbi parashikimet, i nxitur nga çmimet më të larta të benzinës, të cilat pësuan rritje të menjëhershme pas ndërprerjeve në furnizimet me energji nga Lindja e Mesme, si pasojë e konfliktit të SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.
Tema qendrore e zgjedhjeve është presioni mbi koston e jetesës në të gjithë SHBA-në, raporton BBC.