Nesër seancë plenare, deputetët shqyrtojnë edhe çështjen e Bordit të RTK-së

Nesër seancë plenare, deputetët shqyrtojnë edhe çështjen e Bordit të RTK-së

Written by

in

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në rendin e ditës janë shtatë pika, përfshirë pyetjet parlamentare dhe përzgjedhjen, gjithashtu të dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK).

Deputetët do të shqyrtojnë propozimin e Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Në rend dite janë edhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme dhe deklarimet jashtë rendit të ditës.

Burimi: RTKLive