Caktimi i masës ndaj Gani Gecit, gjykata jep detaje

Caktimi i masës ndaj Gani Gecit, gjykata jep detaje

Written by

in

Caktimi i masës ndaj Gani Gecit, gjykata jep detaje

Një muaj paraburgim i është caktuar ish-deputetit Gani Geci, i cili dyshohet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Në njoftim e publikuar për media, thuhet se “Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rreziku që i pandehuri të përsërisë veprën penale apo të kryejë veprën penale me të cilën ka kanosur, gjithashtu gjykata vlerëson se rreziku është konkret, real dhe i bazuar në rrethanat e veçanta të këtij rasti”.

“Në këtë drejtim, gjykata ka marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, përmbajtjen dhe intensitetin e kërcënimeve, si dhe sjelljen e të pandehurit pas ngjarjes”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

“Gjykata vlerëson se nëse i pandehuri lihet në liri pa masa të përshtatshme parandaluese, mund të tentojë të kontaktojë sërish të dëmtuarin L.M., të ushtrojë presion të mëtejshëm ndaj tij, përmes kanosjeve ose të ndërmarrë veprime për realizimin e kanosjes së pretenduar”.

“Gjykata poashtu vlerëson se, në rrethanat konkrete të rastit, masat alternative ndaj paraburgimit nuk do të ishin të mjaftueshme për ta evituar rrezikun e përsëritjes së veprës penale ose të kryerjes së veprës me të cilën pretendohet se është kanosur i dëmtuari. Andaj, në këtë fazë të procedurës, masa e paraburgimit është e domosdoshme dhe se asnjëra nga masat e tjera të parapara me nenin 171 të KPPRK-së nuk do të ishte e mjaftueshme për të evituar rrezikun konkret të identifikuar në këtë çështje penale. Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, përfundon njoftimi i kësaj gjykate transmeton Klankosova.tv.