Kurti bisedon me të dërguarën britanike për Ballkanin, ajo e uron për funksionalizimin e institucioneve

Kurti bisedon me të dërguarën britanike për Ballkanin, ajo e uron për funksionalizimin e institucioneve

Written by

in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Pierce i përcolli Kurtit urimet e Qeverisë britanike dhe të kryeministrit Andy Burnham për zgjedhjen e Presidentes dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve të Kosovës.

Ajo shprehu gjithashtu përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, përparimin demokratik dhe proceset politike e zhvillimore të vendit.

Në anën tjetër, Kurti e falënderoi Pierce për urimet dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë britanike, me synimin e krijimit të partneriteteve të reja strategjike.

Burimi: Dukagjini