Protestuesit në Tiranë cak institucionet shtetërore dhe bizneset, përballje nëpër rrugë me policinë

Protestuesit në Tiranë cak institucionet shtetërore dhe bizneset, përballje nëpër rrugë me policinë

Written by

in

Protestuesit në Tiranë cak institucionet shtetërore dhe bizneset, përballje nëpër rrugë me policinë

Tash e rreth nëntë orë është duke vazhduar protesta në Tiranë, e cila është përshkallëzuar me përplasje të ashpra me policinë, si dhe me sulmet që janë kryer ndaj shumë institucioneve dhe bizneseve në kryeqendrën shqiptare.

Protestuesit janë zhvendosur nga njëra pikë e kryeqytetit në tjetrën, duke sulmuar godina institucionesh, biznese dhe banka, ndërsa policia ndërhyri në disa momente me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur.

Dhuna ka nisur te Ministria e Arsimit, ku godina është sulmuar sërish me gurë dhe flakë.

Të rinj me fytyra të mbuluara kanë shkuluar kangjellat e trotuareve, duke i grumbulluar përpara godinës dhe duke goditur institucionin me gurë.

Përplasjet kanë vazhduar në “Rrugën e Durrësit”, me ç’rast protestuesit kanë sulmuar dhe dëmtuar disa biznese private, ndërsa një bankë private e nivelit të dytë është djegur.

Më pas, protest aka vazhduar sheshit “Skënderbej”, ku protestuesit ua kanë vënë flakën stolave dhe kazanëve të mbeturinave.

Një tjetër vatër e skenave të dhunshme është parë edhe te Ministria e Ekonomisë, me ç’rast protestuesit kanë hyrë në katin e parë të godinës, duke dëmtuar dyert, thyer xhamat dhe duke nxjerrë  orenditë jashtë ambienteve.

Gjithashtu, pamje të njëjta janë parë edhe në Ministrinë e Brendshme, objektit të së cilës i janë thyer xhamat.

Më pas, protestuesit janë ndarë në dy grupime, njëri në sheshin “Skënderbej” dhe tjetri pranë Ministrisë së Ekonomisë, për t’u zhvendosur më tej drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke sulmuar edhe disa ndërtesa dhe objekte.

Dëmtime ka pasur edhe edhe te Piramida e Tiranës, ku janë thyer xhama dhe janë shkatërruar e djegur pjesë të ambienteve. Edhe në këtë zonë është sulmuar një tjetër bankë private e nivelit të dytë.

Protestuesit kanë vijuar më pas drejt objektit të Kryeministrisë, ku janë djegur pemët në hyrjen anësore të godinës.

Më pas, protestuesit janë zhvendosur edhe te ndërtesa e Kryesisë së Kuvendit, duke tentuar të futeshin brenda.

Protestuesit kanë vijuar veprimet e tyre edhe duke djegur bizneset që ndodhen në katin e parë të dy godinave të njohura si “Kullat Binjake”.

Në shumë prej ambienteve ku është zhvilluar protesta, policia ka ndërhyrë duke përdorur autobotë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur dhe shpërndarë protestuesit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shtatë persona janë lënduar, derisa në urgjencë kanë arritur edhe tre efektivë policie.