Banorët e një pjese të Emshirit ankohen për mungesë të ujit

Banorët e një pjese të Emshirit ankohen për mungesë të ujit

Written by

in

Banorët e një pjese të Emshirit ankohen për mungesë të ujit

Banorët e një pjese të lagjes Emshir po përballen tash e sa ditë me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas ankesave të tyre, uji mungon për orë të tëra, duke ua vështirësuar dukshëm përditshmërinë, transmeton Klankosova.tv.

Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të intervenojnë sa më parë dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë problem të përsëritur.

Klankosova.tv ka kontaktuar me zyrtarët e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” për të marrë ndonjë informacion.