Peleshi pas hyrjes së protestuesve në Kuvend: Vandalizmi s’ka lidhje me protestën demokratike

Peleshi pas hyrjes së protestuesve në Kuvend: Vandalizmi s’ka lidhje me protestën demokratike

Written by

in

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar pasi protestuesit kanë hyrë në objektin e Kuvendit dhe i kanë vënë flakën.

Në një postim në Facebook, Peleshi ka dënuar sulmin ndaj institucionit, duke theksuar se vandalizmi nuk ka lidhje me studentët dhe protestën demokratike.

Ai u ka bërë thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë.

“Shënjestrimi i godinës së Kuvendit dhe i institucioneve publike, si dhe kthimi i tyre në caqe të zemërimit të verbër, janë të papranueshme. Vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike. Dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë”, ka shkruar Peleshi.

Ai ka theksuar se agjendat politike nuk duhet të vihen mbi interesin e vendit.

Burimi: Dukagjini