Zhduket një 49-vjeçar në Ferizaj, nisin kërkimet për gjetjen e tij

Zhduket një 49-vjeçar në Ferizaj, nisin kërkimet për gjetjen e tij

Written by

in

Zhduket një 49-vjeçar në Ferizaj, nisin kërkimet për gjetjen e tij

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka nisur një operacion në qytetin e Ferizajt për gjetjen e një 49-vjeçari.

Sipas informacioneve që ka Klankosova.tv, ai është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet ende gjë për fatin e tij.

Tutje, sipas informacioneve të Klanit, tashmë është gjetur vetura që i takonte atij, derisa po vazhdojnë kërkimet edhe për personin.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me shoqatën të cilët e kanë konfirmuar rastin.

Klankosova.tv posa të mësojë detaje të tjera do t’ju njoftojë.