
Misioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Rahovicë të Ferizajt ka përfunduar me sukses, por me një epilog tragjik, pasi personi i raportuar i zhdukur është gjetur pa shenja jete.
Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, përmes një njoftimi publik, ku ka konfirmuar përfundimin e operacionit.
“Njoftojmë se misioni i kërkim-shpëtimit të sotshëm në Rahovicë të Ferizajt ka përfunduar me sukses, por fatkeqësisht personi i humbur ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e shoqatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post E rëndë: Përfundon misioni i kërkim-shpëtimit në Rahovicë të Ferizajt, personi i zhdukur gjendet pa shenja jete appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali