
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se 29 persona po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e lëndimeve të marra në dhunën në protestën e sotme.
Ministria ka bërë të ditur se prej të lënduarve janë 23 policë, pesë protestues e një kalimtar.
Ministria ndërkohë ka bërë të ditur se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk ka aktualisht persona të lënduar. /TCH