
Real Madrid e ka ‘përmbysur’ Romën në ndeshjen e sontme në Champions League.
“Los Blancos” fituan në “Stadio Olimpico” me rezultat 3:4.
Në fakt, loja nuk nisi hiç mirë për skuadrën e Jose Mourinho.
Romkët ishin shumë pranë një fitoreje të madhe, pasi pas golit të Kylian Mbappes për madrilenët, reaguan fuqishëm dhe kaloi në epërsi 3:1 me Marten de Roon dhe dopietën e Donyell Malen.
Por,mbretërit nuk u dorëzuan. Carlos Espí dhe Endrick rikthyen baraspeshën në 3:3, duke i dhënë jetë një fundi të çmendur të takimit, transmeton Klankosova.tv.
Kur gjithçka dukej se do të përfundonte në barazim, Antonio Rudiger doli në skenë dhe shënoi golin e fitores për Real Madridin, duke heshtur Olimpicon dhe duke i dhënë skuadrës së tij një triumf të jashtëzakonshëm ndaj ish-klubit të tij.
Një përmbysje e madhe e madrilenëve, që nga humbja e sigurt kaluan te fitorja në minutat e fundit, në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë.