
Kryeministri Albin Kurti, zhvilloi sot një bisedë telefonike me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.
Me këtë rast, sipas një njoftimi të Kryeministrisë, e Dërguara e Posaçme Pierce përcolli urimet e Qeverisë së MB-së dhe të Kryeministrit Andy Burnham për zgjedhjen e Presidentes dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve të Kosovës.
“Ajo shprehu përkrahjen e plotë dhe të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, përparimin demokratik dhe proceset e saj politike e zhvillimore”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Kurti, nga ana e tij, e ka falënderuar të Dërguarën e Posaçme Pierce për urimet dhe ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë britanike drejt partneriteteve të reja strategjike.