
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dardan Krasniqi, ka kujtuar mbrëmjen e 6 tetorit kur u votuan ndryshimet e Ligjit për Specialen.
Sipas Krasniqit, kjo mbrëmje do të ishte e frikshme nëse nuk do të kalonte ky ligj.
“Kjo shoqëri nuk do ta durojë më arrogancën e pushtetit”, tha Krasniqi.
“Atë natë po të kishte ndodhur diçka tjetër përpos kësaj se çka ka ndodhur, unë besoj se do të kishte qenë një pamje që nuk do ta dëshironim me pa Kosovën në atë mënyrë”, deklaroi ai në Edicionin Special në Klan Kosova.