Shqetësimet në Ukrainë, Musk: Starshield kontrollohet nga qeveria amerikane

Shqetësimet në Ukrainë, Musk: Starshield kontrollohet nga qeveria amerikane

Written by

in

Shqetësimet në Ukrainë, Musk: Starshield kontrollohet nga qeveria amerikane

Elon Musk ka deklaruar se kufizimet në shpejtësinë e disa armëve ukrainase për t’u lidhur me rrjetin satelitor Starlink mund të jenë vendosur nga autoritetet ushtarake amerikane. Ndërkohë, Kievi paralajmëron se ndërprerjet po ndikojnë në operacionet ushtarake kundër Rusisë.

Starlink, shërbimi satelitor në pronësi të kompanisë SpaceX të Elon Musk, është bërë një mjet thelbësor për ushtrinë ukrainase, duke mundësuar drejtimin e dronëve drejt objektivave ruse dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, të martën në mbrëmje, Ukraina raportoi se kufizimet e papritura në shpejtësinë e lidhjes po pengonin disa prej operacioneve në fushëbetejë.

Një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, shprehu dyshimin se masat nuk ishin të rastësishme, por mund të lidheshin me tensionet e fundit mes Kievit dhe Uashingtonit.

Duke reaguar ndaj thirrjeve të zyrtarëve ukrainas për rikthimin e plotë të lidhjes, Musk sqaroi se Starshield, shërbimi ushtarak i lidhur me Starlink, kontrollohet nga qeveria amerikane.

Në një reagim në platformën X, ai deklaroi se çdo kufizim në shpejtësi apo përdorim vendoset nga ushtria amerikane dhe, në fund të fundit, nga presidenti i SHBA-së.

Edhe Zelensky kërkoi sqarime për situatën, duke shprehur shpresën se bëhej fjalë për një gabim teknik dhe jo për një vendim të qëllimshëm.

“Shpresoj që të jetë një gabim, ndoshta një problem i madh teknik. Nuk e di, por po kërkojmë që lidhja të rikthehet”, deklaroi Zelensky për mediat britanike.

Sipas raportimeve, të martën në mbrëmje u vendos një kufi shpejtësie prej 100 miljesh në orë, ose rreth 160 kilometrash në orë. Si pasojë, armët dhe mjetet që lëviznin më shpejt se ky prag humbnin lidhjen me rrjetin.

Deri të mërkurën në mbrëmje, shërbimi ishte rikthyer pjesërisht, bëri të ditur ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov.

Ai falënderoi Elon Musk për mbështetjen, por theksoi se heqja e plotë e kufizimit të shpejtësisë në Starshield është tashmë thelbësore për mbrojtjen e Ukrainës.

“Për heqjen e plotë të kufirit të shpejtësisë së Starshield ka një rëndësi kritike për mbrojtjen e Ukrainës”, shkroi Fedorov në X, duke i kërkuar Muskut të vazhdojë mbështetjen.