Pas përfundimit të tubimit të dhunshëm, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtuesi madhor, Skënder Hita, vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësit e Policisë të lënduar si pasojë e sulmeve me gurë, sende të forta dhe bomba molotov nga pjesëmarrës të maskuar. Për më shumë se 14 orë, këta të fundit sulmuan punonjësit e Policisë dhe vunë në rrezik sigurinë e tyre, raporton ATSH.
Drejtori Hita u uroi punonjësve të lënduar shërim të shpejtë, i falënderoi për profesionalizmin, përgjegjësinë dhe përmbajtjen e treguar përballë sulmeve të pandërprera, si dhe i siguroi për mbështetjen e tij të plotë dhe të institucionit që drejton.
Hita bisedoi edhe me stafin drejtues të spitalit dhe ekipin mjekësor, nga të cilët u informua se punonjësit e Policisë që kanë pësuar dëmtime më të rënda do të qëndrojnë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Gjatë tubimit të djeshëm u lënduan 51 punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
gjithashtu thuhet se deri vonë mbrëmë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për veprime të mëtejshme 65 shtetas pjesëmarrës në tubim, të dyshuar për sulme ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private.
Burimi: RTKLive
