
18 nxënës dhe një mësues kanë humbur jetën pasi çatia e një shkolle u shemb në qytetin Peshawar të Pakistanit, sipas një zëdhënësi të një spitali lokal.
Më shumë se një duzinë fëmijësh u plagosën gjithashtu në këtë ngjarje dhe u dërguan në spital; disa prej tyre raportohet se janë në gjendje kritike, bën të ditur në një deklaratë Muhammad Asim, zëdhënës i spitalit “Lady Reading”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Zëdhënësi shton se, pas incidentit, në spitalin “Lady Reading” është shpallur gjendje emergjence.
Fëmijët që humbën jetën dhe ata që u plagosën ishin nën moshën 13 vjeç.