Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën janë raportuar dy vajza të zhdukura në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një grua në Prishtinë ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer, njofton Dukagjini.
“Lagjja Ulpianë, Prishtinë 14.10.2026-07:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.
Policia bën të ditur se të dy rastet janë duke u hetuar nga organet e rendit.
“Rr Ibrahim Kelmendi, Prishtinë 14.10.2026 – 19:00. Ankuesja ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raport.
Burimi: Dukagjini
