Schuebel i BE-së mirëpret vendimin e Kosovës për masat e reja ndaj Rusisë

Schuebel i BE-së mirëpret vendimin e Kosovës për masat e reja ndaj Rusisë

Written by

in

Schuebel i BE-së mirëpret vendimin e Kosovës për masat e reja ndaj Rusisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka mirëpritur vendimin e Kosovës për t’u harmonizuar me një masë shtesë kufizuese të BE-së kundër Rusisë, në mbështetje të Ukrainës.

Schuebel ka vlerësuar gjithashtu harmonizimin e Kosovës me deklaratat e Bashkimit Evropian, të cilat janë mbështetur nga të 27 shtetet anëtare, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, ky vendim dëshmon vazhdimësinë e përafrimit të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

“Përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së pasqyron respektimin e vlerave evropiane nga ana e saj”, ka deklaruar Schuebel.