BE-ja dënon dhunën në Tiranë: Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë

BE-ja dënon dhunën në Tiranë: Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë

Written by

in

BE-ja dënon dhunën në Tiranë: Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për protestën e studentëve, e cila është shoqëruar me përshkallëzim të dhunës dhe dëmtime të pronës publike e private.

Përmes një deklarate, BE-ja ka dënuar përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe u ka bërë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci”, ka shkruar BE.

Bashkimi Europian gjithashtu ka theksuar rëndësinë e respektimit të së drejtës për tubim dhe shprehje paqësore, duke e cilësuar dialogun si rrugën e vetme për adresimin e shqetësimeve.

“Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, shkruhet në postim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE-ja dënon dhunën në Tiranë: Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali