Zelensky thotë se Ukraina do të rifillojë goditjet ndaj rafinerive ruse

Zelensky thotë se Ukraina do të rifillojë goditjet ndaj rafinerive ruse

Written by

in

Zelensky thotë se Ukraina do të rifillojë goditjet ndaj rafinerive ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se shteti i tij do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës.

Ai ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tërheqjen e mbështetjes thelbësore.

Zelensky ka deklaruar se kishte kufizuar sulme të tilla për tre ditë me urdhër të Uashingtonit, ndërsa Rusia, sipas tij, kishte vazhduar të sulmonte infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Gjithashtu, ai ka akuzuar SHBA-në për tërheqjen e ndarjes së inteligjencës mbi sulmet ruse dhe ngadalësimin e shërbimeve satelitore Starlink të përdorura nga ushtria e Ukrainës për të ushtruar presion mbi Kievin që t’i jepte fund sulmeve plotësisht pasi arriti një marrëveshje për të importuar naftë ruse.

Ai ka akuzuar Rusinë se ka shkelur “armëpushimin energjetik” të dakrduar me presidentin amerikan, Donald Trump, raporton BBC, deklaratat e tij të dhëna për Financial Times.

Zelensky ka pranuar se ndihej i tradhtuar nga SHBA-ja kur u pyet nga Piers Morgan të mërkurën në mbrëmje, pasi Uashingtoni duket se tërhoqi elementët kryesorë të mbështetjes së tij.