Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Written by

in

Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe lirinë e Kosovës, duke theksuar se kjo mbështetje duhet të jetë e vazhdueshme.

Deputeti Haradinaj tha se siguria kombëtare e Kosovës buron nga vlerat e lirisë dhe lidhja e UÇK-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

“Siguria jonë kombëtare buron nga vlerat e lirisë, nga UÇK-ja, e cila është e lidhur ngushtë me Amerikën dhe NATO-n. Pak a shumë ky është filli, deri te liria. Ne, në vazhdimësi, pra jo vetëm kur rrezikohet UÇK-ja, ose të themelet e lirisë, por ne në vazhdimësi duhet të jemi mbrojtje të UÇK-së. Jo për shkak të atyre që janë gjallë sot, ose që kanë qenë dikur në udhëheqje të UÇK-së, por për shkak të vetë të sigurisë tonë kombëtare”, tha ai.

Ai shtoi se rrezikimi i UÇK-së, qoftë nga faktorë të jashtëm apo nga gabimet e brendshme, sipas tij, paraqet rrezik edhe për sigurinë kombëtare dhe lirinë e vendit.

“Kur rrezikohet UÇK-ja, qoftë nga armiqtë e jashtëm, apo nga gabimet tona, ta dini që rrezikojmë sigurinë kombëtare, pra lirinë tonë. Veprimet janë shumë të vona, po kuptohet, për punë të mira, edhe i japim mbështetje”, tha ai.