Lushaku Sadriu reagon pas tragjedive në Gjilan: Kemi ardhur në një situatë shqetësuese (VIDEO)

Lushaku Sadriu reagon pas tragjedive në Gjilan: Kemi ardhur në një situatë shqetësuese (VIDEO)

Written by

in

Lushaku Sadriu reagon pas tragjedive në Gjilan: Kemi ardhur në një situatë shqetësuese (VIDEO)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu tha se Kosova ditëve të fundit është përballur me lajme të rënda dhe tragjike pas vrasjeve të fundit në Gjilan dhe kërcënimeve dhe kanosjeve.

Lushaku Sadriu në foltoren e Kuvendit të Kosovës tha se kjo situatë kërkon reagim serioz nga institucionet dhe shoqëria.

Ajo tha se Kosova ka ardhur në një situatë ku konfliktet po marrin përmasa të rrezikshme deri në humbjen e jetëve të njerëzve.

“Ditëve të fundit, Kosova është tronditur nga rastet e rënda. Tragjeditë në Gjilan dhe rastet e tjera të dhunës na kanë përballur edhe njëherë me një realitet tjetër shqetësues, dhuna po zë vend çdo ditë e më tepër në jetën tonë të përditshme. Familjet në zi e në trishtim, e ne po vazhdojmë të shohim dhunë në familje, dhunë ndaj grave, kërcënime, dhunë verbale dhe konflikte që përfundojnë me armë e me jetë të humbur. Kemi ardhur në një situatë shqetësuese ku konfliktet dhe mosmarrëveshjet po marrin përmasa të rrezikshme deri në humbjen e njerëzve tanë, prandaj kjo gjendje kërkon reagim serioz, jo vetëm nga institucionet por nga e gjithë shoqëria”.