Kadrijaj: Fjala e lirë nuk duhet të shuhet, kjo nuk duhet lejuar nga Kuvendi

Kadrijaj: Fjala e lirë nuk duhet të shuhet, kjo nuk duhet lejuar nga Kuvendi

Written by

in

Kadrijaj: Fjala e lirë nuk duhet të shuhet, kjo nuk duhet lejuar nga Kuvendi

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se me zhvillimet e fundit ka nisur një ritëm më normal i funksionimit të institucioneve, por ka theksuar se kjo nuk duhet ta pengojë kritikën ndaj veprimeve të Qeverisë.

Kadrijaj në seancën e sotme ka vlerësuar se Kuvendi duhet të jetë i vëmendshëm dhe kritik ndaj vendimeve dhe veprimeve të ekzekutivit, njofton Klankosova.tv.

Ajo ka theksuar veçanërisht rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shprehjes, duke thënë se shuarja e fjalës së lirë nuk duhet të lejohet nga Kuvendi.

“Fjala e lirë nuk duhet të shuhet, kjo nuk duhet të lejohet nga ky Kuvend”, ka deklaruar mes tjerash Kadrijaj.