Ambasada britanike mbështet mbikëqyrjen e punës së Prokurorit të Shtetit

Ambasada britanike mbështet mbikëqyrjen e punës së Prokurorit të Shtetit

Written by

in

Në takim morën pjesë mentori i Ambasadës britanike për Ekipet e Përbashkëta Hetimore, Kontrabandimin me Njerëz dhe Krimin e Organizuar, Alan Edwards, zyrtarja për zbatimin e politikave në sektorin e sundimit të ligjit, Altina Besimi, si dhe këshilltari teknik, Blendi Zyrapi.

Sipas njoftimit, në fokus të takimit ishte mbështetja e partnerëve britanikë për mekanizmin e themeluar ditë më parë me vendim të Kryeprokurorit të Shtetit.

“Ky mekanizëm ka për detyrë të analizojë cilësinë e akteve akuzuese të hedhura me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe të akteve akuzuese, të cilat kanë përfunduar me aktgjykime liruese apo refuzuese të formës së prerë në rastet me prioritet, veçanërisht të korrupsionit të nivelit të lartë”, thuhet në njoftim.

Kryeprokurori Gashi ka vlerësuar ekspertizën dhe mbështetjen e partnerëve britanikë, si dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të Prokurorit të Shtetit.

Burimi: RTKLive