Rusia dhe Ukraina rifillojnë sulmet energjetike pavarësisht paralajmërimeve të Trump

Rusia dhe Ukraina rifillojnë sulmet energjetike pavarësisht paralajmërimeve të Trump

Written by

in

Rusia dhe Ukraina rifillojnë sulmet energjetike pavarësisht paralajmërimeve të Trump

Përpjekja e njëanshme e Shtëpisë së Bardhë për të negociuar një armëpushim në sektorin e energjisë mes Rusisë dhe Ukrainës ka dështuar. Moska ka lëshuar gjatë natës një numër rekord dronësh për të sulmuar infrastrukturën në Ukrainën qendrore, ndërsa Kievi duket se ka rifilluar sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, pavarësisht paralajmërimeve të Donald Trumpit.

Moska e akuzoi Ukrainën për një sulm ndaj një rafinerie nafte në rajonin e Rjazanit, i pari që nga momenti kur Trump shpalli papritur një “armëpushim energjetik”, për të cilin as Rusia dhe as Ukraina nuk kishin thënë se ishin pajtuar.

Trump i ka kërkuar Volodymyr Zelenskyyt të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, duke pretenduar se ato kanë shkaktuar rritjen globale të çmimit të naftës dizel, raporton The Guardian.

Të mërkurën, Zelenskyy deklaroi se do t’i rifillonte sulmet ndaj rafinerive ruse, pasi i kishte pezulluar përkohësisht për të dëshmuar se Ukraina ishte e gatshme për bisedime paqeje.

“Bllokada [ndaj sulmeve mbi rafineritë] ka përfunduar. Mbaruam”, i tha ai gazetës Financial Times. Ai gjithashtu e cilësoi si “të rrezikshme” ndërprerjen e shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës nga SHBA-ja.

Pamjet nga Rjazani tregonin flakë në rafineri, për të cilën zyrtarët rajonalë thanë se ishte shënjestruar nga 69 dronë dhe katër raketa lundruese Flamingo. Ministria pretendoi se zjarri ishte shkaktuar nga mbetjet e një droni të goditur nga mbrojtja kundërajrore, të cilat kishin rënë mbi rafineri.

Në Ukrainë, më shumë se 360 dronë rusë shënjestruan rajonin e Kirovohradit, në pjesën qendrore të vendit, i cili është goditur më pak se zonat e tjera më afër Rusisë. Sulmet vranë tre persona dhe plagosën gjashtë të tjerë.

“Armiku goditi qëllimisht infrastrukturën kritike, ndërmarrjet e transportit, objektet logjistike dhe banesat”, deklaroi në një komunikatë guvernatori rajonal, Andriy Raikovych.

Zelenskyy tha se Rusia e kishte sulmuar Ukrainën me më shumë se 850 dronë Shahed, në një kohë kur zhvillimi i kapaciteteve mbrojtëse të Ukrainës po “kufizohej artificialisht”. Ai iu referua kufizimeve të papritura në përdorimin nga Ukraina të terminaleve të internetit mobil Starlink dhe Starshield.

“Është e qartë se Rusia zgjodhi qëllimisht t’i përshkallëzojë sulmet pas lehtësimit të sanksioneve dhe pasi pa përpjekjet për t’i bërë presion Ukrainës”, shkroi Zelenskyy në rrjetin social X, duke iu referuar përplasjes në rritje me administratën Trump.

“Ukraina ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme, mbi të gjitha për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore. Ne kemi nevojë për ndershmëri nga partnerët tanë lidhur me këtë luftë: Është e rëndësishme që të gjithë në Amerikë të mos rreshtohen përkrah agresorit, por përkrah përpjekjeve tona për të mbrojtur jetët, për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të garantuar sigurinë”, shtoi ai.

Javën e kaluar, Trump shpalli papritur një “armëpushim energjetik”, duke shkruar në rrjetin e tij Truth Social: “Me efekt të menjëhershëm, në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës vendoset një ARMËPUSHIM ENERGJETIK. Të dyja palët janë pajtuar. Mos e shkelni!”

Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të Trumpit, Rusia vazhdoi sulmet e fuqishme ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës. Ajo përdori raketa hipersonike dhe balistike për të goditur termocentrale të rëndësishme ukrainase, duke lënë qytete, përfshirë Kievin, pa energji elektrike dhe ujë për disa orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia dhe Ukraina rifillojnë sulmet energjetike pavarësisht paralajmërimeve të Trump appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali