Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqje, duke e cilësuar largimin e tij nga pushteti si zgjidhjen e vetme për situatën e krijuar në vend pas protestave.
Në një konferencë për media, Berisha u ka bërë thirrje mjekëve dhe infermierëve që t’u bashkohen protestave studentore, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj gjendjes së sistemit shëndetësor.
“U bëj thirrje mjekëve, infermierëve që të solidarizohen me studentët. Ju jeni dëshmitarë se ku e katandisi narkoregjimi sistemin shëndetësor. Ndërgjegjja juaj profesionale nuk mund t’ju lejojë ju të jeni kurrë as indiferentë, as edhe kundër studentëve”, ka theksuar Berisha.
Ai ka theksuar se Partia Demokratike i mbështet kërkesat e studentëve dhe përsëriti thirrjen për dorëheqjen e Ramës.
Burimi: Dukagjini
