
Nëna e Erona Coklit, Milihate Cokli ka kërkuar burgim të përjetshëm për Valon Aliun, vrasësin e të bijës së saj.
Në emisionin “Kosova Today”, zonja Milihate foli edhe për nipin e saj, djalin e Eronës, transmeton Klankosova.tv.
“Nipi është shumë mirë, po rritet çdo ditë e më shumë”, u shpreh ajo për Klan Kosova.
Sa i përket betejës ligjore për vajzën e saj, zonja Milihate tha se do të luftojë deri në frymën e fundit.
“Nuk do ta lë që zëri i saj të shuhet. Do të jetë një zë përmes nënës së saj”, u shpreh ajo.
21-vjeçarja u vra më 12 prill të vitit 2024 nga dora e ish-bashkëshortit, derisa i plagosur mbeti edhe vëllai i mitur i të ndjerës.
Nga ana tjetër, Valon Aliu është dënuar me 24 vjet burgim, ndërsa familja kërkon burgim të përjetshëm.