Lushtaku i përgjigjet burrit të Albulena Haxhiut: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë

Written by

in

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka reaguar Alban Krasniqit, bashkëshortit të Albulena Haxhiut, i cili sot ka kërkuar arrestimin e tij.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Lushtaku ka deklaruar se as Serbia nuk ka arritur ta gjunjëzojë, duke iu kundërpërgjigjur atyre që, sipas tij, mendojnë se mund ta bëjnë këtë.

“Më 11 korrik 1997, Serbia më dënoi me 20 vjet burg në mungesë, me akuza për terrorizëm. Serbia nuk arriti të më gjunjëzojë asnjëherë. Sot, fatkeqësisht, disa shqiptarë po flasin me të njëjtën gjuhë që dikur fliste Serbia. Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!”, ka shkruar Lushtaku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lushtaku i përgjigjet burrit të Albulena Haxhiut: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali