Prijës të NATO-s, KFOR-it e Policisë së Kosovës vizitojnë veriun e vendit

Prijës të NATO-s, KFOR-it e Policisë së Kosovës vizitojnë veriun e vendit

Written by

in

Prijës të NATO-s, KFOR-it e Policisë së Kosovës vizitojnë veriun e vendit

Komandanti i JFC Napoli, admirali George M. Wikoff dhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor, Roberto Vergori, bashkë me komnadantin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë vizituar sot veriun e Kosovës.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë vizitës, ata patën rastin të shohin nga afër një patrullë të përbashkët të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Zyrtarët u takuan gjithashtu me kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Milos Peroviq, për të diskutuar dhe vlerësuar situatën e sigurisë në nivel lokal.

KFOR-i thotë se vazhdon të vlerësojë rregullisht situatën në terren, të angazhohet me të gjitha komunitetet dhe të mbajë gatishmërinë operacionale.

KFOR thekson se vazhdon ta kryejë misionin e saj me profesionalizëm dhe paanshmëri.