Dhoma e Tregtisë në Tiranë: Bizneset nuk duhet të bëhen shënjestër e tensioneve politike

Dhoma e Tregtisë në Tiranë: Bizneset nuk duhet të bëhen shënjestër e tensioneve politike

Written by

in

Dhoma e Tregtisë në Tiranë: Bizneset nuk duhet të bëhen shënjestër e tensioneve politike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë ka reaguar ndaj akteve të dhunës dhe dëmtimit të pronës publike e private gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytetin shqiptar, duke dënuar sulmet ndaj institucioneve, bankave, qendrave tregtare dhe objekteve të biznesit.

Në reagimin e saj, Dhoma thekson se protesta paqësore është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike, por asnjë pakënaqësi apo përplasje politike nuk mund të justifikojë dhunën, zjarrvënien dhe vandalizmin.

“Bizneset, punonjësit dhe pronat e tyre nuk mund të bëhen shënjestër e tensioneve politike”, thuhet në reagim.

Sipas Dhomës, pas çdo biznesi qëndrojnë investime, vende pune dhe familje që sigurojnë të ardhurat e tyre nga puna. Dëmtimi i këtyre bizneseve nuk prek vetëm pronarët, por edhe punonjësit, klientët dhe ekonominë e qytetit. Ndërsa shkatërrimi i pronës publike rëndon mbi të gjithë taksapaguesit.

Në fund, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë u ka bërë thirrje Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse që të marrin masa konkrete për parandalimin e akteve të dhunës, rritjen e sigurisë në zonat e rrezikuara dhe ndërhyrjen me kohë për mbrojtjen e jetës dhe pronës publike e private.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhoma e Tregtisë në Tiranë: Bizneset nuk duhet të bëhen shënjestër e tensioneve politike appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali