
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj një njoftim për një përvojë të re që e pret së shpejti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja me origjinë shqiptare ka bërë të ditur se pas rreth shtatë ditësh do të marrë pjesë për herë të parë në një ndeshje bejsbolli.
“Edhe shtatë ditë, pak a shumë, deri në ndeshjen time të parë të bejsbollit”, ka shkruar Dua Lipa në postimin e saj.
Megjithatë, këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me ndeshjen apo ekipet që do të jenë pjesë e saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post “Edhe shtatë ditë”, Dua Lipa paralajmëron përvojën e saj të parë në bejsboll appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali