
Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama ka reaguar pas protestës së dhunshme në Tiranë, duke publikuar pamje nga ngjarjet dhe duke paralajmëruar se personat përgjegjës për dhunën do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.
Përmes një postimi, PS-ja theksoi se askush nuk është mbi ligjin dhe se Shqipëria nuk do të kthehet pas.
“Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do të paguajë. Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas”, thuhet në reagimin e partisë.
Më tej, Partia Socialiste theksoi se qytetarët shqiptarë nuk duhet të mbeten pengje të së kaluarës, duke shtuar se e ardhmja i përket Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.
“Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës. E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve!”, thuhet në mesazhin e PS-së.
Ndërkohë, protesta e nisur nga studentët po vazhdon në rrugët e Tiranës, ndërsa gjatë ditës ajo është zgjeruar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post PS-ja paralajmëron përgjegjësi ligjore për dhunën në protesta: Gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë do të paguajë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali