Po shkëlqen te Vaduzi, Lutfi Dalipin po e lypin në Bundesligë e Serie A

Po shkëlqen te Vaduzi, Lutfi Dalipin po e lypin në Bundesligë e Serie A

Written by

in

Po shkëlqen te Vaduzi, Lutfi Dalipin po e lypin në Bundesligë e Serie A

Lutfi Dalipi po shkëlqen me fanellën e FC Vaduzit dhe interesimi për të po rritet.

Sipas mediumit zviceran “Blick”, futbollisti 20-vjeçar mund të bëjë hapin e radhës në karrierë që gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Dalipi ka regjistruar katër gola dhe nëntë asistime në dhjetë ndeshjet e para me Vaduzin, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme.

Të drejtat e transferimit të mesfushorit ofensiv i përkasin Young Boys, klub që mund ta rikthejë lojtarin në skuadër që në janar. Megjithatë, kjo do të kishte kuptim vetëm nëse Dalipit do t’i garantohej hapësirë e mjaftueshme për të luajtur.

Përveç Young Boys, për shërbimet e Dalipit interesohen edhe disa klube nga Bundesliga gjermane, Serie A italiane dhe Austria, të cilat po e përcjellin nga afër talentin e ri.

Pos klubet, për Dalipi, sipas kicker.de, të interesuara janë tri kombëtare, Zvicra,  Shqipëria dhe Kosova.

Megjithatë, ai këtë muaj refuzoi ftesat e Shqipërisë dhe Kosovës, duke zgjedhur të luajë për përfaqësuesen U-21 të Zvicrës.