Bajrami: Çmimet u rritën për 7.8% në shtator, qytetarët po paguajnë më shumë e po blejnë më pak

Bajrami: Çmimet u rritën për 7.8% në shtator, qytetarët po paguajnë më shumë e po blejnë më pak

Written by

in

Bajrami: Çmimet u rritën për 7.8% në shtator, qytetarët po paguajnë më shumë e po blejnë më pak

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve në Kosovë, duke deklaruar se ato janë rritur për 7.8% gjatë muajit shtator.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami kritikoi Qeverinë, duke pretenduar se gjatë gjashtë vjetëve të fundit nuk janë ndërmarrë reforma strukturore dhe fiskale që do t’ua lehtësonin jetën qytetarëve dhe bizneseve.

Ajo theksoi se rritja e çmimeve po ndikon drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve, të cilët po paguajnë më shumë për mallra dhe shërbime, por po blejnë më pak.

Sipas Bajramit, nga rritja e çmimeve përfiton edhe Qeveria përmes të hyrave më të larta nga TVSH-ja dhe tatimet e tjera.

“Çdo rritje e çmimeve do të thotë më pak produkte në shportën e konsumit. Qytetarët po paguajnë më shumë, por po blejnë më pak!”, shkroi ajo.

Bajrami e përmbylli reagimin e saj duke e cilësuar qeverisjen si të dështuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bajrami: Çmimet u rritën për 7.8% në shtator, qytetarët po paguajnë më shumë e po blejnë më pak appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali