Përplasjet në Tiranë marrin vëmendjen e botës: Rama nuk pranon të japë dorëheqje

Përplasjet në Tiranë marrin vëmendjen e botës: Rama nuk pranon të japë dorëheqje

Written by

in

Përplasjet në Tiranë marrin vëmendjen e botës: Rama nuk pranon të japë dorëheqje

Protestat e ditëve të fundit në Shqipëri kanë marrë vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar për përshkallëzimin e situatës në Tiranë dhe kërkesat e protestuesve për ndryshime politike.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka refuzuar thirrjet për dorëheqje, ndërsa protestat e udhëhequra nga studentët kanë vazhduar në kryeqytet.

Sipas Reuters, mijëra protestues kanë marrë pjesë në tubime, gjatë të cilave janë shënuar përplasje me policinë, e cila ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Edhe agjencia Associated Press (AP) ka raportuar për protestat, duke theksuar pakënaqësitë e protestuesve lidhur me gjendjen ekonomike dhe mungesën e reformave në arsim.

Sipas raportimit të AP-së, një prej shqetësimeve të studentëve është edhe emigrimi, pasi ata kërkojnë kushte më të mira për të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Për zhvillimet në Tiranë ka shkruar edhe gazeta britanike The Guardian, e cila ka raportuar për qëndrimin e Ramës se nuk do të japë dorëheqje, pavarësisht protestave të udhëhequra nga studentët.

Mediat ndërkombëtare po përcjellin gjithashtu zhvillimet lidhur me përplasjet, të lënduarit dhe personat e shoqëruar nga policia, ndërsa situata në kryeqytetin shqiptar mbetet në fokus të raportimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përplasjet në Tiranë marrin vëmendjen e botës: Rama nuk pranon të japë dorëheqje appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali