
Eman Rrahmani, i cili ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka shprehur pendim për angazhimin e tij në këtë subjekt politik.
Rrahmani në DPT te Fidani ka thënë se i vjen keq për çdo hap që ka bërë që Kurti të vie në pushtet.
“Ka qenë për qëllime të mira. E vërtetë që jemi mashtruar, sepse premtimet kanë qenë të rrugës që do të ishte Kosova. Ka keqpërdorë me ato dhe ka keqpërdorur besimin e secilit. Është për keqardhje, por s’e kemi mendjen të dorëzohemi e as të ndalemi”, tha Rrahmani në Klan Kosova.
Tani, Eman Rrahmani, është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës./ Klankosova.tv.