Emri i Mbappes në një hetim për korrupsion, në pyetje edhe nëna e futbollistit

Emri i Mbappes në një hetim për korrupsion, në pyetje edhe nëna e futbollistit

Written by

in

Emri i Mbappes në një hetim për korrupsion, në pyetje edhe nëna e futbollistit

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappé, është intervistuar nga policia franceze në kuadër të një hetimi për korrupsion, që lidhet me pagesa të dyshimta ndaj ish-shefit të sigurisë së Përfaqësueses së Francës.

Sipas mediumit francez L’Équipe, Mbappé është intervistuar në Paris më 30 shtator, ndërsa në këtë rast është përfshirë edhe nëna e tij, Fayza Lamari, e cila është marrë në pyetje më 9 tetor.

Hetimi lidhet me Mohamed Sanhadjin, i cili për më shumë se 20 vjet ka punuar në sigurinë e përfaqësueses franceze dhe ka krijuar marrëdhënie të afërta me disa prej futbollistëve.

Hetuesit po shqyrtojnë nëse këto marrëdhënie janë shfrytëzuar për përfitime personale.

Një nga çështjet kryesore të hetimit është një pagesë prej 60 mijë e 300 eurosh, të cilën Mbappé ia kishte dhënë Sanhadjit në qershor të vitit 2023, nga bonuset e fituara në Kupën e Botës në Katar.

Përfaqësuesit e futbollistit kanë deklaruar se pagesa ishte një gjest falënderimi për pjesëtarët e sigurisë, ndërsa thuhet se edhe katër zyrtarë të tjerë policorë kishin përfituar nga këto para. Sanhadji dyshohet se nuk e kishte deklaruar pagesën te eprorët e tij.

Vetëm disa javë më vonë, Sanhadji e kishte shoqëruar Mbappén gjatë një udhëtimi në Kamerun. Hetuesit po përpiqen të sqarojnë nëse zyrtari ishte përgjegjës për sigurinë e futbollistit gjatë këtij udhëtimi dhe nëse pagesa kishte lidhje me këtë shërbim.

Një tjetër çështje që po shqyrtohet është një hua prej 120 mijë eurosh, të cilën Mbappé dyshohet se ia kishte dhënë Sanhadjit në vitin 2024 përmes nënës së tij.

Sipas raportimeve, Lamari i kishte kërkuar gjithashtu Sanhadjit ndihmë për aplikimin për katër viza për persona të afërt të saj.

Hetimi përfshin edhe dyshime për pagesa të pranuara nga ish-futbollistët e Francës, Franck Ribéry, Raphaël Varane dhe Laurent Blanc.

Në total, Sanhadji dyshohet se ka përfituar rreth 300 mijë euro nga futbollistë, ndërsa autoritetet franceze po shqyrtojnë rrethanat dhe qëllimin e këtyre pagesave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Emri i Mbappes në një hetim për korrupsion, në pyetje edhe nëna e futbollistit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali