
Yndyrnat trans që gjenden natyrshëm në produktet e qumështit, si qumështi, kosi, gjalpi dhe djathi, nuk janë lidhur me rrezik më të lartë për sëmundjet e zemrës, goditjen në tru apo diabetin e tipit 2, tregon një analizë e 22 studimeve shkencore.
Hulumtimi, i realizuar nga studiues të Universitetit të Readingut dhe i publikuar në revistën Nutrition Research, ka analizuar dallimet mes yndyrave trans natyrore dhe atyre industriale, të cilat lidhen me probleme kardiovaskulare.
Sipas rezultateve, nuk u gjetën prova për një lidhje mes yndyrave trans natyrore dhe rritjes së rrezikut për këto sëmundje.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se gjetjet duhet të interpretohen me kujdes. Kjo nuk do të thotë se gjalpi dhe djathi mund të konsumohen pa kufizime, pasi ato përmbajnë edhe yndyra të ngopura, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin kardiovaskular.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Yndyrnat trans natyrore në qumësht dhe djathë nuk rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali