
Një rrahje është raportuar në orët e hershme të 14 tetorit në parkingun e “Sach Pizza” në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 01:50, A.A, punëtor i picerisë, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga disa persona.
Viktima fillimisht është dërguar në urgjencë për trajtim mjekësor dhe më pas është intervistuar nga Policia.
Në kuadër të hetimeve është arrestuar Rinor Fazliu, i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Ai do të hetohet nën dyshimin për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë edhe për personat e tjerë të dyshuar.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Rrahje në parkingun e “Sach Pizza” në Podujevë – sulmohet punëtori, një i dyshuar ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali