
Fundjava mesa duket tash e tutje do të jetë e mbarë në komunën e Pejës, veçanërisht për ata persona që kërkojnë ndihmë mjekësore, për shkak se gjatë ditës së diel, Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Fidanishte do të jetë e hapur për qytetarët.
Doktor Mentor Zhala, në një intervistë për gazetarin korrespodent të Klan Kosova, Valdrin Daci, në emisionin “Ora Shtatë”, deklaroi se fluksi i madh i qytetarëve në ditët e pushimit, ka bërë që kjo QMF të hapë dyert gjatë ditës së diel, transmeton Klankosova.tv.
“Nga e diela do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në 00:00”, u shpreh ai në Klan Kosova.