Pas lindjes, si ta rikthejnë nënat formën trupore pa dalë nga shtëpia? (VIDEO)

Pas lindjes, si ta rikthejnë nënat formën trupore pa dalë nga shtëpia? (VIDEO)

Written by

in

Pas lindjes, si ta rikthejnë nënat formën trupore pa dalë nga shtëpia? (VIDEO)

Pas lindjes, trupi i një nëne kalon nëpër ndryshime të mëdha, ndërsa rikthimi në formën e dëshiruar fizike kërkon kohë, kujdes dhe gjithashtu durim.

Por a mund të ushtrojmë edhe në kushte të shtëpisë, pa pajisje të posaçme dhe pa pasur nevojë të ndajmë shumë kohë nga kujdesi për foshnjën dhe punë të tjerë, në emisionin “Ora Shtatë” për këto çështje dhe të tjera diskutoi trajnerja e fitnesit, Bardha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

“Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm, sidomos për gratë, pasi kanë përgjegjësi shumë të madhe ndaj familjes, punës dhe është mirë me nda një kohë për veten. Aktiviteti fizik nuk ndihmon vetëm në pamje fizike, por redukton edhe stresin, të ndihmon me pasë energji gjatë ditës, sidomos nënat, të cilat veten e lënë në fund të listës”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se ka shumë lloj ushtrimet që mund të bëhen në shtëpi, që ndihmojnë në rikthimin e formës trupore, në të njëjtën kohë edhe të energjisë.